Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Cleibashi u ka bërë thirrje partive politike për qetësi dhe vetëpërmbajtje.
Ve kësaj, ai ka thënë se rezultati preliminar nuk do të vonohet më shumë se deri pasditen e së martës.
“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe u heqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive.
Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të martës.
KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit”, ka thënë ai.