Gjatë mbledhjes, e cila ka nisur nga ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur për secilin komunë se nga sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje.
Po ashtu u njoftua se rezultatet përfundimtare në komunën e Istogut nuk mund të certifikohen gjatë ditës së sotme.
Kundër ka votuar anëtari i LV-së në KQZ, Sami Kurteshi.
Ai u deklarua hapur, që nuk do të votojë certifikimit e këtyre rezultateve në komunat ku ka udhëhequr Lista Serbe.






