Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të votojnë në numër sa më të madh në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Sipa KQZ-së, grup-moshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë treguar shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje.
“Grup moshat 26-40 vjeç dhe 65-99 vjeç kanë shënuar përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje në Kosovë. Por vota juaj ka fuqinë të ndikojë në të ardhmen e Kosovës!”
“Është koha ta bëni zërin tuaj të dëgjohet! Kosova ka nevojë për ju. Le të angazhohemi dhe të rrisim pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025!” – thuhet më tej në thirrjen e KQZ-së.