Ministria e Jashtme në Greqi ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri i cili vendosi t’i heqë mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit.
Teksa e cilësoi procesin me shumë pikëpyetje, diplomacia greke shkruan se mënyra se si ai ishte zhvilluar kishte këtë fund të pritshëm.
‘Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor”.
Mes tjerash, siç njoft a2news, Ministria e Punëve të Jashtme në Greqi u kërkon autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë Belerit, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga seanca e parë plenare më 16 korrik.