10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

KQZ e “autorizon” MPJD-në të hapë kuti postare për votuesit jashtë vendit në disa shtete

- Advertisement -

KQZ do të kërkojë nga MPJD që t’i hapë nga një kuti postare në disa shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 61-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ miratoi propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës. Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe që zgjedhin mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, KQZ do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës hapjen e nga një kutie postare në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.”

“Sipas Ligjit nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, votuesit mund të votojnë duke u përcaktuar individualisht për mëyrën e votimit: 1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; 2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë; 3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës. Andaj, vendimi i mbledhjes së KQZ-së është i lidhur drejtpërdrejtë me mënyrën e votimit sipas pikës 3, për të cilën janë përcaktuar shtetasit jashtë Kosovës, në momentin e regjistrimit: Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit