Home Lajme KQZ cakton mjetet për partitë: VV-ja mbi 2 milionë, PDK-ja 760 mijë euro, LDK-ja 640 mijë…

KQZ cakton mjetet për partitë: VV-ja mbi 2 milionë, PDK-ja 760 mijë euro, LDK-ja 640 mijë…

0
KQZ cakton mjetet për partitë: VV-ja mbi 2 milionë, PDK-ja 760 mijë euro, LDK-ja 640 mijë…

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,800,000.00€.

Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe kontrollit Financiar të Subjekteve Politike, tha se Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga 15 parti politike.

Sipas tij, shuma e ndarë për këto subjektet politike për vitin 2024 është rritur për 600 mijë euro dhe totali për vitin 2024 është 4 milionë e 800 mijë euro.

“Numri i subjekteve politike i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është 15, ndërsa shuma e mjeteve totale është 4 milionë e 800 mijë euro, kjo shumë është rritur për 600 mijë euro”, tha ai.

Nga kjo ndarje më së shumti përfiton Lëvizja Vetëvendosje ku shuma totale për këtë subjekt është 2 milionë e 280 mijë euro.

Pas VV-së është Partia Demokratike e Kosovës e cila përfiton 760 mijë euro, Lidhja Demokratike e Kosovës 640 mijë, Lisa Serbe 360 mije, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 320 mijë e kështu me radhë.

Exit mobile version