-0.9 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

KQZ bllokon palestrat, FBK riorganizon kalendarin e garave

- Advertisement -

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim që ndeshjet e para të Kupës së Kosovës të zhvillohen në fillim të vitit 2026. Vendimi u mor më 22 dhjetor 2025, pasi Bordi i FBK-së shqyrtoi situatën e krijuar nga vendimi përfundimtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit palestrat sportive nuk do të jenë në dispozicion duke filluar nga data 22 dhjetor.

Si pasojë, FBK ka konstatuar pamundësi objektive për zhvillimin e xhirove të rregullta të garave dhe ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në ProCredit Superligë, të planifikuara për 24 dhe 25 dhjetor. “Me qëllim të ruajtjes së integritetit të garave dhe shmangies së pasigurive në planifikimin sportiv”, Bordi ka vendosur riorganizimin e kalendarit.

Sipas Kalendarit të Përditësuar të Garave për edicionin 2025/26, aktivitetet garuese do të vazhdojnë nga data 7/8 janar 2026, fillimisht me ndeshjet e Kupës së Kosovës, e më pas me vazhdimin e garave të rregullta në ProCredit Superligë dhe zhvillimin e Ligës Unike për meshkuj, në përputhje me kalendarin e ri të miratuar.

Të ngjashme

Të fundit