5.8 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

KQZ anulon 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç u tha parregullsive të shfaqura.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se zarfet janë anuluar për shkak se në disa prej tyre ishin vetëm regjistrimi për votim dhe jo fletëvotimi.

Në anën tjetër, ai tha se numërimi i votave për kandidatë për deputetë në qendrat komunale të numërimit ka nisur në 18 komuna, ndërkaq në tetë të tjera do të nisë sot.

Sipas tij, vonesat në komunat e tjera po ndodhin për shkak të problemeve teknike.  Mirëpo, anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Sekretariati që të kenë një plan B nëse bie sistemi dhe të fillojë numërimi manual

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit