Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se kanë mbajtur sot takim të jashtëzakonshëm. Ai është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Kryesuesi i KPK’së, Arian Hajdaraj, i ka njoftuar anëtarët e KPK’së për pranimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, të 281-të me radhë, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura. Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, çështjet të cilat ndërlidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi do të trajtohen në takimin e radhës.”
Supremja ka rrëzuar vendimin e KPK’së për shkarkimin e Besim Kelmendit nga posti i U.D. të kryeprokurorit të Shtetit.






