Home Lajme KPK kërkoi nga Vjosa Osmani dekretimin e Isufajt, presidenca: Këshilli ka kompetenca propozimesh, jo ultimatumesh

KPK kërkoi nga Vjosa Osmani dekretimin e Isufajt, presidenca: Këshilli ka kompetenca propozimesh, jo ultimatumesh

0
KPK kërkoi nga Vjosa Osmani dekretimin e Isufajt, presidenca: Këshilli ka kompetenca propozimesh, jo ultimatumesh

Këshilli Prokurorial i Koovës gjatë ditës së sotme doli me një komunikatë ku kërkoi nga presidentja Vjosa Osmani dekretimin e Isufajt si Kryeprokuror.

Nuk ka shkuar shumë dhe ka ardhur edhe deklarimi i presidencës. Kjo e fundit, përmes një komunikate ka thënë se Këshilli ka kompetenca propozimesh e jo ultimatumesh.

Nga kjo zyre kanë ritheksuar faktin se presidentja e ka sqaruar publikisht se njëra prej arsyeve të kësaj shtyrje është kontestimi në rrugë gjyqësore i disa procedurave në KPK.

“Së pari, Kushtetuta e njeh kompetencën e KPK-së për t’i propozuar Presidentes emrin e kandidatit për Kreprokuror të Shtetit, pas procedurave të zhvilluara në përputhje me dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore.

Këtu përfundon kompetenca kushtetues dhe ligjore e KPK-së. Prandaj, konsiderojmë se shkresat dhe kërkesat e tilla, të cilat në formë ultimative paraqiten nga KPK-ja në Zyrën e Presidentes, nuk kanë asnjë bazë normative ligjore. Së dyti, Presidentja e ka sqaruar publikisht se, duke qenë se ka pasur kontestim në rrugë gjyqësore të procedurave të zhvilluara në KPK nga disa nga kundërkandidatë, Presidentja do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kanë në dispozicion kundërkandidatët e pakënaqur, të cilët ndodhen në procedura gjyqësore”, thuhet tutje.

 

Exit mobile version