Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës ka zgjedhur edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn.
Me 9 vota për dhe 1 kundër, Isufaj u ri-zgjedh në pozitën e kryeprokurorit edhe për 4 vitet e ardhshme, mandat i cili fillon nga 1 janari i 2024-ës.
Presidentja Vjosa Osmani në tetor të këtij viti ka refuzuar ta dekretojë Isufajn për kryeprokuror, kjo nën pretendimet se ka pasur shkelje ligjore përgjatë procesit të përzgjedhjes së kreut të Prokurorisë.
“Shmangia nga zbatimi i kritereve ligjore në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, mohimi i mundësisë për mjet ankimor efektiv brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës për kandidatët e pakënaqur, shkelja në procedurat e vlerësimit të reputacionit profesional të kandidatëve, shkelje në procedura të vlerësimit të integritetit të kandidatëve, cenimi i transparencës, barazisë, meritokracisë dhe mungesat në dokumentacion”, deklaronte ajo.
Osmani pati pretenduar po ashtu se ka pasur presion ndaj saj për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit.
KPK-ja ka paralajmëruar se do ta propozojë sërish për kryeprokuror Blerim Isufajn.