Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën mbledhje të jashtëzakonshme, e cila pritet të nisë në orën 09:30.
Sipas agjendës së publikuar, në këtë takim fillimisht do të bëhet miratimi i rendit të ditës, ndërsa më pas anëtarët e Këshillit do të njoftohen për dorëheqjen e prokurorit Jeton Koca – nga pozita e prokurorit të shtetit.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Këshilli pritet gjithashtu të shqyrtojë themelimin e Panelit Hetimor AD.nr.04/2026, që lidhet me një rast që përfshin një prokuror në Prokuroria Themelore në Prishtinë.







