24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

KPK-ja e cilëson ndërhyrje të qëllimshme deklaratën e deputetit Muja: E përkrahim dhe mbështesim Blerim Isufajn

- Advertisement -

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e ka cilësuar ndërhyrje të qëllimshme deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas KPK-së dhe ZKPSH-së, kjo deklaratë e deputetit të VV-së është bërë me qëllim të dëmtimit të rasteve hetimore.

“Deklaratat e sotme të deputetit Muja kanë përmbajtje të pastër politike dhe vijnë e renditen në sinkron me deklaratat e Qeverisë dhe nga radhët e deputetëve të subjektit shumicë në Kuvendin e Kosovës, që, faktikisht, duhet të jenë gardianë të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vendin tonë dhe jo të ndërhyjnë orë e çast, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për të njollosur dhe sulmuar prokurorë, kryeprokurorë dhe prokuroritë e vendit”, thuhet në komunikatën e përbashkët mes KPK-së dhe ZKPSH-së.

Dy organet e prokurorisë kanë theksuar edhe njëherë tjetër se mbështesin punën e prokurorit Isufaj dhe secilit prokurorë.

“KPK dhe ZKPSH theksojnë se këto deklarata kanë për synim të dëmtojnë rastet hetimore në procedurë dhe prononcimet e tilla nuk i shërbejnë drejtësisë, si dhe janë ndërhyrje e qëllimshme për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i përditshëm i ligjit që bënë Kryeprokurori Isufaj, por me këtë rast, KPK-ja dhe ZKPSH-ja ia bëjnë me dije deputetit Muja se përkrahin dhe mbështesin fuqishëm z.Blerim Isufaj dhe secilin prokurorë, që, çdo ditë, në mënyrë aktive dhe sistematike, merren me ndjekjen dhe hetimin e kryesve të veprave penale kushdo qofshin dhe ngado që vijnë ata. KPK dhe ZKPSH nënvizojnë gatishmërinë dhe përkushtimin e pandalshëm të Kryeprokurorit Isufaj dhe përgjithësisht të secilin institucion të Prokurorit të Shtetit që kanë në rrugën drejt zbatimit të ligjit, kurse synimet dhe përpjekjet do të jenë të pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Muja sot gjatë ditës kishte publikuar një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku kishte ngritur pyetje lidhur me një rast të para disa viteve, duke thënë se: “A e ka hetu ndonjëherë Prokuroria këtë pazar? Apo ndoshta Dauti nuk i ka thënë Blerim Isufajt me e hetu këtë rast”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit