8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

KPK: Interesimi i Kurtit për emrin e prokurorit të rastit Pantiq, rrezikon jetën e tij

- Advertisement -

Këshilli Prokurorial i Kosovës – KPK është shprehur i “shqetësuar” me deklaratat e sotme të kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij lidhur me vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit, Dejan Pantiq.

Përmes një komunikate për media, KPK-ja ka vlerësuar se “reagimet e tilla të kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”.

KPK-ja ka reaguar edhe për deklaratën e Kurtit ku ka thënë se është i interesuar për emrin e prokurorit që ka marrë vendimin për ndryshimin e masës ndaj Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Po ashtu, KPK shpreh indinjatën e thellë me kërkesën e Kryeministrit Kurti për t’u informuar me emrin e prokurorit i cili ka bërë kërkesë për ndërrimin e masës ndaj të pandehurit Pantiq, nga se kjo përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxitë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Komunikata e plotë:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është thellësisht i shqetësuar me deklaratat e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe vartësve të tij, lidhur me vendimin ligjor për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që është marrë pas kërkesë së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

KPK vlerëson që reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës

Po ashtu, KPK shpreh indinjatën e thellë me kërkesën e Kryeministrit Kurti për t’u informuar me emrin e prokurorit i cili ka bërë kërkesë për ndërrimin e masës ndaj të pandehurit Pantiq, nga se kjo përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxitë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet të gjitha vendimet e prokurorëve që janë të mbështetura në ligj, dhe ju bënë thirrje për të vazhduar punën e tyre të pavarur, profesionalisht dhe të mos ndikohen nga asnjë lloj ndërhyrjeje apo presioni.

Ndërsa, Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij, KPK ju bënë thirrje të respektojnë punën e institucionit të pavarur të Prokurorit të Shtetit, ngase tentativat për ndërhyrje, do të mbesin vetëm si të tilla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit