10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kozhani: Faton Hajrizi ishte i rrezikshëm, nuk hezitonte të vriste as policët e as qytetarët e Kosovës

- Advertisement -

Ish-hetuesi i krimeve të rëndë, Mehdi Kozhani është shprehur se i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajziri, e cili dyshohet se është vrarë nga policia serbe, ishe tejet i rrezikshëm.

Ai për Hajrizin thotë se nuk hezitonte të vriste as policët e Kosovës e as qytetarë, njofton Klankosova.tv.

“Faton Hajrizi ka merituar të jetonte, por të ishte nën kontrollin e shtetit. Pse e them këtë? Sepse Faton Hajrizi ka qenë i dënuar, dhe ka qenë duke e vuajtur burgun e sigurisë së lartë. Mirëpo, megjithatë shteti ka përgjegjësi”, tha Kozhani.

“Faton Hajrizi ka ikur me një grup edhe në vitin 2007. Në atë kohë, ai bashkë me grupin kanë arritur edhe një armë ta fusin brenda burgut të Dobravës. Ne si drejtori e kemi filluar hetimin dhe i kemi shkuar pas, dhe nuk na ka dështuar, ka qenë seriozitet maksimal”, tha ai në Rubikon të Klan Kosova.

“Kemi arrit të deshifrojmë lokacionin, pasi plagosi policët, pasi grabiti argjendarinë, e ka plagosur edhe pronarin, me një vend tjetër ka plagosur edhe një polic tjetër. Atë natë Njësia Speciale ka hezituar, ne e kemi lokalizuar, pasi ata ishin me armatim dhe rrezikshmëria ka qenë e lartë. Faton Hajrizi si personalitet ka qenë shumë i rrezikshëm, ai nuk ka hezituar të vrasë një policë, qoftë edhe i Kosovës, apo qytetarë të vendit tonë. Ai e ka dashur vetëm lirinë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit