Pas pajtimit të tyre të bujshëm, Noizy e Stresi janë shfaqur bashkë në një foto. Shkak është bërë Kozaku që me një foto të publikuar në rrjetet sociale, tregon se ndodhet në shoqërinë e dy ish-rivalëve.

“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, janë fjalët që shqërojnë foton. Në vetëm 5 orë, postimi ka grumbulluar mbi 75 mijë pëlqime.
Stresi ka ripostuar foton në llogarinë e tij të Instagramit, por i ka bashkangjitur edhe një foto tjetër ku ai e Noizy kanë dalë shumë vite më parë me Kozakun, kur ai ishte ende një fëmijë. “Sa është rritur Kozaku”, shkruhet në të.

“Si s’u poqe kurrë, edhe atëherë e postove pa pyetur, edhe kësaj radhe pa pyetur. Tregoni dashuri, jo urrejtje, King Zino”, ka thumbuar me shaka reperi i njohur.
Noizy nuk ka ripostuar ende një reagim të tijin.