Manchester City ka nënshkruar me mesfushorin kroat, Mateo Kovaçiq.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, që ka njoftuar po ashtu se ish-lojtari i Real Madridit dhe Chelseat ka nënshkruar kontratë deri më 2027.
“Kjo është një lëvizje brilante për mua, mezi po pres që t’ia filloj me Cityn”, ka thënë kroati.
“Kushdo që e ka parë këtë ekip nën Pepin, e di se sa të mirë janë – për mua, ata janë më të mirët në botë.