Home Lajme Kovaçevski e Lajçak kërkojnë de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës

Kovaçevski e Lajçak kërkojnë de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës

0
Kovaçevski e Lajçak kërkojnë de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takuar sot në Bratislavë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Ata janë pajtuar që nevojitet një de-përshkallëzim i menjëhershëm i konfliktit në veri të Kosovës, teksa kanë kërkuar që të kthehet paqja dhe stabiliteti në veri raporton teve1.info

“Në takimin me Miroslav Lajçak theksova vendosmërinë e shtetit për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve. Ne ramë dakord që duhet të ketë një de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe një kthim në paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Kovaçevski.

Kovaçevski, i cili po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEC 2023, përsëriti se Maqedonia e Veriut mbështet bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Exit mobile version