Kourtney Kardashian ka zgjedhur modelen Julia Fox – ish-e dashura e Kanye West – për reklamën e re të linjës së saj të suplementeve “lemme”, e cila premton të rrisë epshin dhe kënaqësinë intime.
Reklama u publikua të premten dhe u prit me reagime të përziera për stilin e saj provokues.
Në video, Fox shfaqet në një vaskë luksoze kur merr një porosi misterioze nga Kardashian: një çamçakëz për “mbështetjen e intimitetit”, shkruan DailyMail.
Kardashian, e veshur si një yll i viteve të 50-ta, shpjegon me humor se produkti ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe rrit dëshirën seksuale. “Nuk ka të bëjë me romancën – ka të bëjë me qarkullimin”, thotë ajo.
Kardashian zbuloi gjithashtu se produkti do të dalë më 13 maj dhe shtoi: “Kënaqësia juaj ka rëndësi, është koha ta përparësoni atë”.
Çamçakëzi me aromë qershie përmban përbërës si maka dhe barishte dhie me brirë, që besohet se ndikojnë në dëshirën seksuale – megjithëse efektet e tyre nuk janë shkencërisht të konfirmuara.
Kourtney themeloi “lemme” në vitin 2022, e frymëzuar nga përvoja personale pas lindjes së fëmijës së saj të parë. /Telegrafi/