7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kourtney duket se është shkëputur nga familja e madhe Kardashian dhe shkak është bërë…

- Advertisement -

Së fundmi mesa duket gjërat kanë ndryshuar pasi Kourtney Kardashian duket se ka kaluar disa kohë larg familjes së saj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me Travis Barker. E teksa Kourtney po largohet nga klani Kardashian-Jenner, duket se motrat e saj kanë forcuar lidhjen e tyre me ish-partnerin e saj Scott Disick.

Ekspertja e marrëdhënieve Louella Alderson tha se është “e kuptueshme” që motrat e Kourtney kanë vendosur të ftojnë Scott në ngjarje familjare. Duke folur ekskluzivisht për The Mirror, ajo tha:

Kourtney është distancuar nga motrat e saj gradualisht me kalimin e viteve dhe është e qartë se ka pasur tension mes saj dhe Kim në veçanti. Kourtney ka qenë e preokupuar me marrëdhënien e saj të re me Travis dhe është zhytur plotësisht në atë pjesë të jetës së saj. Fokusi i saj është zhvendosur nga familja Kardashian në ndërtimin  e marrëdhënies së saj me Travis, familjen e tij dhe fëmijën e tyre të ri, Rocky. 

Louella tha gjithashtu se Scott është ende pjesë e dinamikës së familjes pavarësisht mungesës së Kourtney. Ekspertja tha se prania e Scott në jetën e familjes së saj nuk ka gjasa të jetë arsyeja e mungesës së saj. Ndër të tjera ajo shtoi se:

Nëse Kourtney nuk dëshiron të kalojë aq shumë kohë me motrat e saj, është e kuptueshme që ata të ftojnë Scott pasi ai është babai i fëmijëve të Kourtney dhe Kris, Khloe dhe Kim të gjithë mendojnë për të si familje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit