Kourtney Kardashian ka akuzuar së fundmi redaktorët e serialit televiziv “The Kardashians” për prishje imazhi dhe jo profesionalizëm.
Gjatë episodit të fundit të serialit, 43-vjeçarja zbuloi se nuk ishte fare e kënaqur me mënyrën se si u transmetua pjesa përfundimtare e episodit të fejesës së saj me Travis Barker, duke përfshirë ish-partnerin e saj Scott Disick.
Për të drama me Disick është shumë më e vogël në jetën e saj dhe emisioni po modifikohet në një mënyrë që lë vënd për keqkuptime. Kardashian ishte veçanërisht e mërzitr që marrëdhënia e saj me ish-partnerin mori vëmendje aq të madhe duke lënë kështu në hije partnerin aktual Travis Barker.
“Duhet të jetë një episod i fuqishëm për mua që dal nga marrëdhëniet toksike dhe që kam këtë histori dashurie përrallore, kjo është e vërteta ime“, u shpreh ajo.
Kujtojmë se Kourtney Kardashian i dha fund martesës së saj me Scott Disick në vitin 2015. Ata kanë 3 fëmijë së bashku. Në vitin 2020 vajza e madhe e Kris Jenner nisi romancën e saj me muzikantin Travis Barker me të cilin u martua në Maj 2022.