16.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

“Kouchner ishte i shqetësuar se arrestimi i Lushtakut mund të destabilizonte krahinën

- Advertisement -

Dëshmitari amerikan, Jock Covey është pyetur nga prokurorja Vega Iodice edhe rreth Sami Lushtakut.

Ajo lexoi një pjesë të librit të Bernard Kouchner, duke thënë: “Komandant Sami Lushtaku, hero i luftës, keqtrajton një doktor në një terren futbolli, a duhet të burgoset. Nuk mendoj se duhej të bëhej një gjë e tillë një vit pas zgjedhjeve që u mbajtën me sukses, dhe unë fajësohesha ende për këtë”.

“A është e saktë për të thënë se vendimi për të shtyrë arrestimin e tij ishte zgjidhje pragmatike në rrethanat e asaj kohe”, pyeti prokurorja.

“Admiroj formulimin që ka përdorur Bernardi këtu. Ishte zgjidhje praktike, nuk e kuptoj se si është ndryshe nga ajo që thashë më herët”, tha ish-zëvendësi i Kouchner.

“A është e saktë të themi se të dy, ju dhe Kouchner ishin të shqetësuar se arrestimi i Sami Lushtakut mund të destabilizonte krahinën”, tha më tej prokurorja.

Derisa dëshmitari Covey u përgjigj: “Unë mora përgjegjësi për këtë. Ne diskutuam të nesërmen këtë çshtje, në orën 5 me Gjeneral Jackson dhe ai pajtohej tërësisht me neve, por unë kisha synimin që të merrja përgjegjësinë për këtë gjë në rast se gjërat përkeqësoheshin, pra ngatërroheshin”.

“Sami Lushtaku është arrestuar herën e parë, pas shërbimit tonë në Kosovë dhe është dënuar dhe mund të ketë pasur ngjarje të dytë të mëpasshme”, deklaroi më tej Covey, njofton Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

Të fundit