-3.7 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

KOSTT thotë se sistemi elektroenergjetik i Kosovës është stabil

- Advertisement -

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KOSTT, ka bërë të ditur se sistemi elektroenergjetik i Kosovës është stabil dhe po operon në mënyrë të sigurt, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes në sistem, pavarësisht rritjes së ngarkesës së regjistruar ditëve të fundit.

Sipas KOSTT vetëm në zonën e Rahovecit është aplikuar një kufizim i përkohshëm rreth 5MË, ndërsa në pjesët e tjera të sistemit nuk është aplikuar asnjë kufizim i ngarkesës.

“KOSTT vazhdon menaxhimin e sistemit në kohë reale, me masa operative të koordinuara, për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar furnizim sa më të qëndrueshëm për konsumatorët.U bëjmë thirrje qytetarëve që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë të përgjegjshme dhe racionale, sidomos ne orët e pikut, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit