6.5 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

KOSTT dënon ndërtimet e palejuara pranë stabilimenteve energjetike të tensionit të lartë

- Advertisement -

KOSTT sh.a. shpreh shqetësimin e tij lidhur me shfaqjen e rasteve të ndërtimit të paligjshëm në afërsi të stabilimenteve të tensionit të lartë, që po përsëriten kohëve të fundit në vendin tonë. Këto veprime të papërgjegjshme përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë e qytetarëve dhe cenojnë ndjeshëm stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

Gjatë inspektimeve në terren në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ekipet tona kanë evidentuar ndërtime të paligjshme pranë dhe nën trasetë e linjave të tensionit të lartë. Këto ndërtime, të natyrave të ndryshme, përbëjnë shkelje të zonës së sigurisë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke cenuar funksionimin e rregullt të sistemit elektroenergjetik.

Një rast i tillë është konstatuar edhe në Komunën e Drenasit, në një parcelë, ndërmjet shtyllave nr. 11 dhe nr. 12 të linjës 220kV me numër L206, e cila lidh nënstacionet “NS Drenas – SSH Drenas”. Në këtë lokacion është duke u ndërtuar një objekt ndërtimor me pronar të panjohur, i cili ka cenuar rëndë zonën e sigurisë së linjës, duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike për qytetin e Drenasit dhe më gjerë.

Një veprim i tillë është i kundërligjshëm dhe përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, ndërsa njëherësh dëmton rëndë sistemin elektroenergjetik të vendit. KOSTT ka njoftuar inspektoratin komunal të Komunës së Drenasit dhe organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj shkelësve të rregullave.

Theksojmë se respektimi i rregulloreve të KOSTT sh.a. lidhur me zonën e sigurisë është thelbësor për garantimin e sigurisë publike dhe funksionimit të pandërprerë të sistemit elektroenergjetik të Kosovës. Këto rregullore, të hartuara në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare, përcaktojnë qartë distancat minimale të sigurisë, brenda të cilave ndalohet çdo ndërtim apo veprim që mund të cënojë stabilitetin dhe integritetin e rrjetit elektroenergjetik.

KOSTT apelon për ndërgjegjësim të shtuar nga ana e qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse në drejtim të ndalimit dhe parandalimit të ndërtimeve të paautorizuara në zonat e mbrojtura pranë infrastrukturës energjetike. Ndërtimet duhet të respektojnë dhe të përshtaten me ekzistencën e linjave të transmetimit, dhe jo të zhvillohen në kundërshtim me to. Çdo shkelje e zonës së sigurisë do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe do të referohet tek organet kompetente të drejtësisë.

KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit institucional dhe fton të gjithë akterët për respektim të ligjit, me qëllim garantimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm, të sigurt dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit