-1.2 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Kosovës i rritet vlera në “Transfermarkt”, e kalon edhe kundërshtarin e marsit, Sllovakinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me rritjen e saj, pas suksese të arritura brenda fushës së lojës.

“Dardanët” po shënojnë suksese të reja edhe jashtë fushave të blerta, duke iu rritur edhe vlera si kombëtare në tërësi.

Kombëtarja e Kosovës tashmë është kombëtarja e 42-të më e vlefshme në botë, duke kapur shiftrën e 149.08 milionë eurove, sipas “Transfermarkt”.

Ndikim të madh në rritjen e vlerës së Kosovës pati edhe ngritja e vlerës së disa nga futbollistëve dardanë.

Fisnik Asllani i Hoffenheimit tashmë vlen 30 milionë euro, ndërsa Edon Zhegrova vlerësohet me 25 milionë euro.

Rritje pati edhe Leon Avdullahu, i cili tashmë në treg kap vlerën e 17 milionë eurove.

Kapiteni i kombëtares, Amir Rrahmani dhe partneri i tij në mbrojtje, Albian Hajdari vlejnë nga 12 milionë euro secili.

Albion Rrahmani vlen 8 milionë euro, ndërsa portieri i Sassuolos dhe Kosovës, Arijanet Muric vlen 7.5 milionë euro.

“Pirati” i Mallorcas dhe Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar rënie në vlerën e tij, dhe tashmë ai vlerësohet me 4.5 milionë euro.

Me renditjen e re nga “Transfermarkt”, sa i përket vlerës së kombëtareve, Kosova e ka lënë pas edhe kundërshtarin e “play-offit” të Botërorit në mars, Sllovakinë, e cila renditet e 44-ta me një vlerë prej 137.15 milionë euro.

Në ranglistën e FIFA-s, megjithatë, Kosova renditet e 80-ta në botë.

Të ngjashme

Të fundit