10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Kosovës i ndërprehet rruga europiane”, Haxhiu tregon ndëshkimet e BE-së në rast se Kosova nuk e zbaton marrëveshjen me Serbinë

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu ka bërë një analizë të thelluar mbi pasojat që Kosova dhe Serbia mund të përballen nëse nuk zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

Haxhiu ka bërë të qartë se mospërmbushja e marrëveshjes së Ohrit mund të sjellë pasoja të rënda për të dyja palët. Ai theksoi se BE-ja nuk do të tolerojë moszbatimin e marrëveshjes, dhe se udhëzuesi për zbatimin e saj do të vendoset nëse Kosova dhe Serbia nuk ndërmarin hapa për ta implementuar.

Sipas Haxhiut, moszbatimi i marrëveshjes do ta detyronte BE-në të sanksionojë Serbinë, ndërsa sanksionet nuk hiqen nga Kosova dhe i ndërpritet rruga evropiane.

“Nëse të dyja shtetet nuk vendosin zbatimin e marrëveshjes atëherë BE do të vendos atë që e ka thënë një vit më herët, udhërrefyesin për zbatimin. Dmth që më nuk negociohet për marrëveshje, por obligohen palët që marrëveshjen bazë të Ohrit dhe implementimin e datës 18 mars duhet ta implementojnë. Përndryshe Serbia do t’i nënshtrohet sanksioneve të reja, kurse Kosovës nuk i heqen sanksionet dhe i ndërprehet rruga europiane”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit