-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

“Kosovës i duhet një alternativë e re për të shpëtuar nga ky pushtet arrogant e mashtrues

- Advertisement -
Partia Nisma Socialdemokrate ka vazhduar bashkëbisedimin me qytetarë edhe këtë fundjavë në qytetin e Ferizajit, këtë e bënë të ditur përmes faqes zyrtare në Facebook.

Kjo parti thotë se me qytetarët e kësaj komune u pajtuan për diçka.

“Së bashku u pajtuam se është domosdoshmëri e kohës të vihemi në veprim me të gjithë ata që besojnë se Kosova është në kursin e gabuar karshi rrethanave politike të krijuara dy vitet e fundit”, thuhet në postim.Tutje, nga Nisma thojnë që Kosovës i duhet një alternativë e re për të gjitha kategoritë.

“Kosovës i duhet një alternativë e re, e cila qëndron afër qytetarit për të kthyer dinjitetin e policit, mjekut, mësuesit, veteranit dhe të gjitha kategorive që po përbuzën nga ky pushtet arrogant e mashtrues!”, përfundon postimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit