0.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Kosovë – Zvicër, çka thonë rregullat e UEFA-s e FIFA-s kur bie shi i madh si ky sot?

- Advertisement -

Autoritetet e stadiumit dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë konfirmuar se, megjithë motin e keq, ndeshja pritet të zhvillohet sipas orarit.

Stadiumi është i gatshëm për pritjen e lojtarëve dhe tifozëve, dhe masat e nevojshme për siguri dhe mirëmbajtje janë marrë.

Sipas rregullave të FIFA dhe UEFA, ndeshjet mund të zhvillohen edhe në kushte reshjesh të dendura, për sa kohë fusha është e sigurt për lojtarët dhe nuk ka rrezik për dëmtim.

Në rast se kushtet bëhen të papërshtatshme, arbitri kryesor ka të drejtën të ndalojë ndeshjen ose ta shtyjë për një moment tjetër, pas konsultimit me organizatorët dhe ekipet, shkruan Gazeta Express.

Kosova hyn në këtë sfidë me 10 pikë në Grupin K, duke ndjekur Zvicrën me 13 pikë. Një fitore sonte mund të rrisë ndjeshëm shanset për kualifikim direkt në Botëror, ndërsa një humbje do të konfirmonte pjesëmarrjen e Kosovës në playoff.

Reshjet e dendura nuk pritet të pengojnë zhvillimin e ndeshjes, por siguria e lojtarëve dhe e tifozëve mbetet prioritet kryesor për organizatorët.

Të ngjashme

Të fundit