16.3 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Kosovë – Slloveni: Forma, vlera dhe lojtari kryesor i ekipeve kombëtare

- Advertisement -
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e premte) ndaj Sllovenisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë nikoqir të sllovenëve në ndeshjen e tretë të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Franco Fodas vjen në këtë përballje nga një fitore e madhe ndaj Suedisë dhe synon tri pikët e radhës për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Megjithatë, edhe forma e përgjithshme e Kosovës ka qenë pozitive, pasi përveç humbjes nga Zvicra, në pesë ndeshjet e fundit ka edhe tri fitore tjera ndaj Komoreve, Armenisë dhe Islandës.

Përveç saj, forma e Dardanëve në 10 ndeshje gjithashtu është shumë pozitive me tetë fitore dhe dy humbje.

Në anën tjetër, ekipi i Matjaz Kek vjen nga një humbje e rëndë nga Zvicra dhe do të tentoj këndelljen me një rezultat pozitiv.

Përveç humbjes nga Zvicra, edhe sllovenët janë në një formë të mirë, pasi kanë tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshje tjera, teksa në 10 ndeshjet e fundit kanë katër fitore, tri barazime dhe tri humbje.

Për nga vlera e skuadrave, ekipi i Dardanëve ka një vlerë prej 108 milionë eurosh, teksa ai i Sllovenisë ka një vlerë më të lartë, 162.7 milionë euro.

Diferenca mes dy kombëtareve bëhet vetëm shkaku i një lojtari dhe jo se dallimi është i madh mes lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve kombëtare.

Lojtari më i vlefshëm i Kosovës është ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, i cili vlerësohet 25 milionë euro, teksa pas tij vijnë Albian Hajdari me 12 milionë euro, Leon Avdullahu me 10 milionë euro, Fisnik Asllani me tetë milionë euro, po aq sa vlen edhe Albion Rrahmani.

Te Sllovenia, lojtari më i vlefshëm është sulmuesi i Manchester Unitedit, Benjamin Sesko me vlerë 70 milionë euro, teksa pas tij vijnë Jan Oblak me vlerë 20 milionë euro, Jaka Bijol me 18 milionë euro, Sandi Lovrit me 8.5 milionë euro dhe Timi Max Elsnik me vlerë 8 milionë euro. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit