Mediumi izraelit Sport5 ka raportuar që ndeshja Kosovë-Izrael do të mbahet më 12 nëntor, përcjell Klan Kosova.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian, “Euro 2024”.
Takimi ishte paraparë të mbahej më 15 tetor, mirëpo pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit u mor vendimi që ai të shtyhej, pasi autoritetet izraelite nuk e kishin lënë ekipin të udhëtonte për në Kosovë.