2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kosovari vret reperin me origjinë serbe, detaje nga rasti në Dusseldorf

- Advertisement -

Të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë, një burrë nga Kosova dyshohet se e ka vrarë një person brenda një lokali.

52-vjeçari u arrestua nga autoritetet gjermane.

Mediat gjermane raportojnë se viktima është “Aleks M”, shtetas gjerman me origjinë nga Serbia.

Ky i fundit thuhet se ka qenë reper, i cili më parë kishte publikuar këngë edhe me reperët e tjerë të njohur nga Gjermania, Kollegah dhe Sun Diego.

Raportohet se mes të dyshuarit dhe viktimës kishte patur një mosmarrëveshje.

Ata kishin debatuar edhe jashtë lokalit, ku 52-vjeçari nga Kosova kishte qëlluar disa herë në drejtim të serbit (pronar i restorantit) dhe më pas ishte kthyer brenda.

Akoma nuk dihet saktësisht se cila ishte arsyeja e këtij konflikti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit