6.7 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Kosovari kapet në Morinë me 19 mijë euro të fshehura në trup

- Advertisement -

Policia kufitare në Morinë ka ndaluar një 44 vjeçar nga Kosova nën akuzën e “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 mijë euro që nuk i kishte deklaruar konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave./A2Cnn

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit