8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kosovari ia shkelë 202 km/h në zonën e kufizuar me 80 km/h

- Advertisement -

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Policia ka njoftuar se një person është kapur në radar duke vozitur veturën me shpejtësi 202 km/h, në zonën ku kufizimi është 80km/h.

I njëjti, është gjobitur nga policia me 300 euro, si dhe për tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=345762227764042&id=100069908031425

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit