Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një anketë mbi përballueshmërinë e familjeve kosovare në kushtet aktuale ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Sipas rezultateve, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.
Kështu janë deklaruar qytetarët:
Sa e kanë të vështirë familjet kosovare të paguajnë shpenzimet e zakonshme?
- Me vështirësi të mëdha: 5.4%
- Me vështirësi: 15.3%
- Me disa vështirësi: 44.1%
- Mjaft lehtë: 14.2%
- Lehtë: 19.9%
- Shumë lehtë: 1.1%
A mund ta përballojnë familjet kosovare një shpenzim të papritur prej 200 eurosh?
- Po: 44.3%
- Jo: 55.7%
A mund të përballojnë një vakt me mish ose peshk çdo dy ditë?
- Po: 63%
- Jo: 36.5%
Megjithatë, përballueshmëria bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për investime afatgjata, si blerja e mjeteve shtëpiake apo ngrohja e shtëpisë gjatë dimrit