Kosovare Asllani ishte protagoniste në fitoren e Suedisë ndaj Australisë, për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Asllani realizoi golin e dytë në ndeshje, për t’ia siguruar fitoren kombëtares suedeze. Golin e parë e shënoi Rolfo në minutën e 30’.
Kështu Suedia, del e treta në Kampionatin Botëror, në konkurrencën e femrave.
Ndërkohë në finale të kësaj gare, është Spanja me Anglinë, të cilat do të përballen nesër duke filluar nga ora 12:00.