Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Hungarinë.
“Dardanët” nën urdhrat e Franco Fodas do të synojnë Hungarinë, që po kalon një formë të frikshme, duke qenë të pamposhtur që 13 takime
Megjithatë, mbrojtësi Leart Paqarada është në dyshime për lojën e nesërme pasi ka pësuar një lëndim në stërvitje, kështu thuhet në komunikatën e FFK-së.
FFK ka shpërndarë një video të stërvitjes së lojtarëve, ku njësoi si në ditët e kaluara është parë një atmosferë e shkëlqyer.
Përndryshe, përballja do të zhvillohet të martën në “Puskas Arena” me fillim nga ora 19:00.