7.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Murcia

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të përballet me Islandën, në ndeshjen përcaktuese të “play-off”-it për Ligën B, e që zhvillohet më 23 mars.

Në këtë seancë stërvitore kanë marrë pjesë futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka kryer programin e rikuperimit në hotel.

Dardanët do të udhëtojnë drejt Spanjës gjatë pasdites së sotme, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe ekipi i tij po vijojnë përgatitjet me synimin për të treguar një paraqitje tjetër dinjitoze, me synim të arritjes së objektivit për ngjitje në nivel tjetër në Ligën e Kombeve.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit