Përfaqësuesja e Kosovës ka aranzhuar një ndeshje miqësore për muajin qershor.
“Dardanët”, do të përballen ndaj Kombëtares së Armenisë dhe ndeshja do të luhët në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ndeshja do të luhet, më 6 qershor dhe do të shihet si një test i vërtetë para fillimit të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026.
Kujtojmë se Kosova, gjatë këtij muaji do të përballet me Islandën në fazën playoff të Ligës së Kombeve, më 20 mars në Prishtinë ku do të synojë të arrijë ngritjen në ligën B