12.1 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Kosova vendos nën mbrojtje “Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit”

- Advertisement -

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se është nënshkruar vendimi për mbrojtje paraprake të zonës “Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit”.

Ky vendim, i nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së ministrit, Hysen Durmishi, e shpall këtë zonë me sipërfaqe prej 192.19 km² si pasuri të veçantë natyrore me biodiversitet të lartë dhe rëndësi të madhe ekologjike.

Me këtë hap, përqindja e territorit të Kosovës nën mbrojtje ligjore rritet në 12.4%, duke e renditur vendin me mbrojtjen më të lartë të natyrës në Ballkanin Perëndimor.

Vendimi konsiderohet një arritje e rëndësishme drejt ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Të ngjashme

Të fundit