0.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Kosova U21 e përmbyll ciklin kualifikues të “Euro 2025” me humbje në Estoni

- Advertisement -

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka përfunduar me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2025, pasi në ndeshjen e fundit të grupit humbi me rezultat 3:1 në udhëtim ndaj Estonisë. Pas një humbjeje 4:0 nga Polonia, të premten, në “Fadil Vokrri”, Dardanët e rinj nuk arritën të riktheheshin në rrugën e rezultateve pozitive as në sfidën e së martës në Tallin.

Pjesa e parë u mbyll me dy gola në disfavor të Kosovës. Në minutën e 21-të, Tristan Teevali realizoi nga pika e bardhë, ndërsa Patrik Kristal shënoi për 2:0 në minutën e 44-t.

Kosova përjetoi edhe më shumë vështirësi pas ndëshkimit të Yll Ibrahimit me karton të kuq në minutën e 70-të, çka e la ekipin me një lojtar më pak. Megjithatë, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit arritën të ngushtojnë rezultatin me një supergol nga gjuajtja e lirë e Milot Avdylit në minutën e 77-të.

Në momentet kur Kosova po bënte përpjekje që me 10 lojtarë të barazojë shifrat, Estonia shfrytëzoi një rast dhe vulosi fitoren me golin e tretë nga Taaniel Usta, për rezultatin përfundimtar 3:1.

Kosova e mbylli Grupin D në vendin e katërt me 12 pikë. Gjermania kryeson grupin me 26 pikë, e ndjekur nga Polonia me 22 pikë, ndërsa Bullgaria përfundoi e treta me 13 pikë. Estonia u rendit e pesta me 7 pikë, ndërsa Izraeli i fundit me 4 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit