Kombëtarja e Kosovës U21 ka arritur një fitore të madhe ndaj San Marinos, duke e shkatërruar në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” e rinj fituan 7-0 ndaj San Marinos.
Të besuarit e Afrim Tovërlanit e nisën festivalin e golave në minutën e 12-të përmes Eliot Bujupit, teksa vetëm pas katër minutash, Kosova shënoi përsëri përmes Leon Frokajt.
Në minutën e 20-të shënoi Hekuran Berisha. Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytë, Kosova shënoi edhe katër herë të tjera.
Berisha shënoi golin e katërt në minutën e 60-të.
Pas vetëm tre minutash, Lirim Jashari shënoi për 5-0.
Ndërkohë, në minutën e 70-të, Luan Lleshi u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 76-të Julind Selmonaj shënoi golin e gjashtë të takimit.
Për epilogun e takimit u përkujdes Leon Frokaj, që shënoi golin e dytë personal në ndeshje.
Me këto tri pikë, Kosova është e katërta në tabelë me katër pikë.
Këtë ndeshje, Kosova e luajti në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2027, i cili mbahet në Shqipëri e Serbi.