Kombëtarja e Kosovës U21 e ka filluar me barazim 0-0 fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Në Iasi u zhvillua një takim i baraspeshuar me të dyja ekipet kombëtare që patën nga 3 goditje në portë, njofton Klankosova.tv.
Startues në këtë ballafaqim ishin dy lojtarë nga Superliga e Kosovës, Dijar Vokrri i Ballkanit dhe Arianit Hasani i Llapit, ndërsa nga stoli u aktivizuan Igball Jashari i Drenicës dhe Erion Sadriu i Ferizajt. Kosova ndeshjen e radhës e luan të martën nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri” ndaj Spanjës.