6.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Kosova U19 mëson kundërshtarët në Ligën B të kualifikimeve për Euro 2027

- Advertisement -

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshën nën 19-vjeç, që do të mbahet në Çeki.

Kosova u përfshi në Grupin 2 të Ligës B, ku për kundërshtarë do të ketë Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin.

FFK-ja në short u përfaqësua nga Zgjim Sojeva, derisa ndeshjet e këtij grupi u vendos të zhvillohen në Turqi, më 24, 27 dhe 30 mars.

Fituesi i grupit kalon në Ligën A dhe i vazhdon kualifikimet e Evropianit në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit