Përfaqësuesja e Kosovës e grupmoshave U17 do të zhvilloj tre ndeshje gjatë muajit tetor, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues për Evropianin U17.
Përzgjedhësi Arbnor Morina, ka bërë të ditur edhe listën e lojtarëve të cilët do të jenë në dispozicion për këto ndeshje.

Kosova U17, gjendet në ligën B të raundit të dytë kualifikues për kampionatin Evropian, ku ka për kundërshtar Qipron, Andorrën dhe Moldavinë, ku të gjitha ndeshjet priten që të zhvillohen në Qipro.
Kujtojmë se Evropiani i U17-shave pritet që të zhvillohet këtë vit në Shqipëri dhe do të nis nga 19 maji deri më 1 qershor.