6.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Kosova U17 mëson kundërshtarët për dy cikle

- Advertisement -

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e dy shorteve të rëndësishme për kombëtaret U17. Kosova U17 ka mësuar grupin për edicionin aktual 2025/26 në Ligën B, ku garon gjenerata e tanishme si dhe grupin për edicionin e ardhshëm 2026/27, ku do të garojë gjenerata pasuese e U17.

Kosova U17 (gjenerata aktuale) në raundin e dytë të ciklit kualifikues 2025/26 është vendosur në Grupin 7 të Ligës B, së bashku me Holandën dhe Bjellorusinë. Mini-turneu do të zhvillohet në Holandë, në mars të vitit 2026. Në këtë fazë, Kosova lufton për t’u ngjitur në Ligën A.

UEFA ka hedhur edhe shortin e rundit të parë për edicionin 2026/27, që i përket gjeneratës së ardhshme U17. Kosova është vendosur në Grupin 12, së bashku me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë. Mini-turneu i këtij grupi do të zhvillohet në Kroaci në nëntor, 2026. 14 fituesit e grupeve dhe 14 vendet e dyta kualifikohen në rundin 2 në Ligën A, ndërsa ekipet e tjera shkojnë në Ligën B.

Raundi i dytë në pranverën e 2027-s do të përcaktojë shtatë skuadrat që i bashkohen Letonisë në finalet e EURO-s 2027, që njëkohësisht vlejnë edhe si kualifikuese të UEFA-s për Kampionatin Botëror U17 2027 në Katar.

Të ngjashme

Të fundit