9 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Kosova U17 e mbyll me barazim e me 9 lojtarë përballjen me Qipron

- Advertisement -

Kombëtarja U17 e Kosovës e ka mbyllur me barazim (0:0) ndeshjen me Qipron, që ishte vendimtare për pozitën e parë në Grupin B4 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2025.

Ky rezultat i shkoi përshtati qipriotëve, të cilët me 7 pikë e mbyllën grupin në pozitën e parë, që siguron kalimin në Ligën A për edicionin e ardhshëm, derisa Kosova mbeti në pozitën e dytë, me 5 pikë.

 

 

Në lojën e Dardanëve U17 ndikoi përjashtimi i hershëm i Aldon Osmanit me karton të kuq.

Ai u ndëshkua qysh në minutën e 22-të, duke i dhënë përparësi të madhe qipriotëve në vazhdim të lojës.

Gjërat për të përzgjedhurit e Arbnor Morinës u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 83-të, kur pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua edhe Adonis Hoti.

Mirëpo, përkundër faktit që në minutat e fundit të ndeshjes luajtën me dy lojtarë më pak, Dardanët e rinj arritën që së paku ta ruajnë portën të pamposhtur.

Kosova në ndeshjen e parë barazoi me Andorrën (0:0), derisa në ndeshjen e dytë e mundi Moldavinë (1:0).

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit