9.4 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Kosova U15 mbyll pjesëmarrjen në turneun “UEFA Development”

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U15 ka përfunduar sot pjesëmarrjen në turneun zhvillimor “UEFA Development”, që u mbajt në Tiranë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s.

Në ndeshjen e fundit të turneut, e zhvilluar në kompleksin “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë, Kosova U15 u përball me Shqipërinë U15, ku ekipi kuqezi arriti të triumfojë me rezultatin 2:0.

Golat për Shqipërinë u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, fillimisht nga Kledi Dida, ndërsa më pas një autogol i lojtarëve tanë dyfishoi shifrat.

Pavarësisht rezultatit, Dardanët U15 zhvilluan një lojë të mirë dhe patën disa momente të mira sulmuese, ndërsa përzgjedhësi Ilir Nallbani u fokusua në rotacionin e futbollistëve dhe testimin e të gjithë lojtarëve të grumbulluar për këtë turne.

Ky turne shërbeu si pjesë e programit zhvillimor të UEFA-s për grupmoshat e reja dhe synon përgatitjen e talenteve të rinj për përfaqësimet e ardhshme.

Kosova e mbylli turneun me një fitore (ndaj Armenisë) dhe dy humbje (ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë).

Të ngjashme

Të fundit