3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Kosova turpërohet nga Zvicra

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një paraqitje të tmerrshme në udhëtim te Zvicra, në kuadër të parakualifikuesve për Kupën e Botës.

“Dardanët” assesi s’ia dolën ta tregojnë vetën duke pësuar humbje me rezultat të thellë 75:41 (14:12, 22:6, 20:22, 19:3).

Zviceranet ishin shumë më të mirë nga fillimi, ku i vetmi çerek që Kosova e dëshmoi vetën ishte i treti, por edhe aty e mbylli me dy pikë avantazh.

Zvicra e mori një epërsi të madhe në fillim, duke shkuar në plus 10 pikë, por që Kosova pastaj arriti ta ngushtonte, kësisoj çereku përfundoi me rezultat 14:12.

Pas kësaj, vendasit e morën krejtësisht lojën në dorë. Fillimisht, për ta mbyllur çerekun e dytë me rezultat të thellë 22:6, pra duke shkuar në pushim me +18 pikë epërsi (36:18).

Kosova tentoi të këndellet në çerekun e tretë, ku e nisi për mrekulli por në minutat e fundit Zvicra ishte prapë më e mirë për ta ngushtuar në vetëm dy pikë disavantazhin në këtë çerek (20:22).

Në fund, Zvicra u tregua e pamëshirshme duke e mbyllur me 16 pikë avantazh çerekun e fundit, apo rezultati përfundimtar 75:43.

Më i dalluari te Zvicra ishte padiskutim Boris Mbala me 15 pikë, 12 topa të kthyer e dy asistime, ndihmuar nga Selim Fofana me 14 pikë. Te Kosova më i miri doli të jetë Mikaile Tmusic me nëntë pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit