Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali u bë pritës i një ngjarje të rëndësishme sportive – turneut ndërkombëtar të futbollit për të verbër. Ky turne u organizua në bashkëpunim të ngushtë mes FFK-Së, UEFA-s dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Sportit për të Verbërit (IBSA), me përfshirjen e tri ekipeve: Kosovës, Austrisë dhe Sllovenisë.

Ekipi i Kosovës doli fitues i këtij turneu pas përballjeve interesante. Ky turne ndërkombëtar shërben si një shembull i përpjekjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të fuqizuar rolin e sportit edhe në komunitetin e të verbërve dhe gjithashtu nxit ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes dhe mundësive të barabarta në futboll për të gjithë.