-1.5 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

“Kosova të insistojë në të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dialog”

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, po kërkon që në kuadër të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të përfshihen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjatë javës së kaluar, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, u takua me Ambasadorin Amerikan në Beograd, Christopher R. Hill si dhe Ambasadorin e Misionit të OSBE në Serbi, Jan Braathu.

Kamberi para diplomatëve i ngriti disa çështje.

Ai kërkoi që në kuadër të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të përfshihen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Se në këtë pikë duhet të insistoj Kosova, e thotë edhe profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer.

Sipas profesorit amerikan, Serbia nuk duhet të kërkojë diçka që nuk është e gatshme ta ofrojë.

“Reciprociteti është një rregull themelor i diplomacisë. Serbia nuk duhet të kërkojë diçka që nuk është e gatshme ta ofrojë. Kosova duhet të insistojë në këtë pikë”ka thënë ai.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Seb Bytyçi thotë se në rast se Serbia e pranon që të përfshihen edhe të drejtat e shqiptarëve ne marrëveshje, do të dëshmonte se e trajton me seriozitet çështjen e dialogut.

Kujtojmë që njëra nga gjashtë kushtet e Kryeministrit Kurti për formimin e Asociacionit është të zbatohet reciprociteti në të drejta mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit